Edhe këtë të martë avokatët në disa qytete të vendit vijuan me bojkotin e gjyqeve.

 

Si rrjedhojë shumë seanca të parashikuara për t’u zhvilluar u shtynë.

 

Nexhmie Plasa tregon se ka ardhur nga Greqia së bashku me bashkëshortin e saj për të zgjidhur një konflikt pronësie në gjykatën e Korçës. Por për shkak të grevës së avokatëve seanca nuk u zhvillua.

 

 

 NEXHMIE PLASA – BANORE E KORÇES

Kam ardhur 2 – 3 herë për të bërë gjyqet por shtyhen, jo njëherë për një arsye në tjetrën. Ku do shkojmë tani për një gjyq në Tiranë. Unë kurohem andej, nuk rri dot në Shqipëri. Të paguaj avokatin këtu, ti paguan dhe rrugën për në Tiranë janë kosto shumë të mëdha. Unë do iki të rri në hotel në Tiranë. 

 

Ndërkohë në Vlorë, ashtu siç u paralajmërua avokatët bojkotuan edhe masat e sigurisë. Ata thanë se nuk do të tërhiqen, pasi harta e re gjyqësore rrit kostot për të gjitha palët.

 

Mospjesëmarrje të avokatëve në seancat e masave të sigurisë pati dhe në Lezhë e Shkodër.

 

Avokatët vijojnë të këmbëngulin që KLGJ të tërhiqet nga miratimi i hartës së re të gjyqësorit. Por nga ana tjetër për Këshillin e Lartë Gjyqësor shkrirja e një pjese të gjykatave është e domosdoshme pasi do të rritet cilësia në dhënien e shërbimit për qytetarët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re