Qytetarët e Tiranës kanë dalë në protestë në zonën e ish-doganës, pasi janë njoftuar se do t’u prishen shtëpitë. Në protestën e bërë qytetarët kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e shtëpive të tyre dhe ankohen se nuk është bërë transparencë lidhur me këtë çështje.

Ata shprehen se e kanë marrë vesh për prishjen e shtëpive vetëm 3 ditë më parë nga banorë të tjerë dhe jo nga organet përkatëse.

“Nuk na kanë treguar akoma. Erdhën ata të ARSH para 3 ditësh dhe na thanë që të bëjmë gati dokumentet për prishje të banesës.
Mua më vjen keq për njerëzit tanë, jam dakord të prishen banesat ku bie rruga. Vetëm me lekët që i ka dhënë Bechettit, kjo zonë dëmshpërblehet”
– tha njëri prej qytetarëve.

“Lëre Becchetin se ai i con lekët në shpi të vet. Ju boni detyrën tuaj, mos bëni censurë në televizion. Mua nuk më prishet shpia, po motrës time, por kjo ndikon edhe në jetën time se duhet me e strehu.

Për mua Edi Rama është një fundrrimë që nuk e ka mbajt naj herë toka. Me djersën e popullit tanë, do me strehu afganët. Edhe ata njerëz janë po halli jonë si i bohet? Luftoni të gjithë për këtë popull. U bon tunelet te Astirit, po ja sa aksidente po bëhen”- shpreh një tjetër qytetarë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re