Duke qenë se pasditen e sotme vendi do të bllokohet totalisht deri të hënën në orën 5 të mëngjesit, njerëzit kanë dalë për të bërë pazaret dhe për të kryer nevojat e tjera të tyre.

Nga fotografitë e realizuara në Tiranë vihet re se është krijuar një kaos i madh, duke krijuar kështu edhe një rrezik për përhapjen e Covid-19.

Nga pamjet duket qartë se ata nuk respektojnë distancimin shoqëror, një element mjaft i rëndësishëm ky në parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Gjithashtu vihet re edhe një detaj tjetër, ku shumë prej tyre nuk kanë vendosur as doreza dhe as maska, të cilat duhen patjetër në momentin që del jashtë shtëpisë.

Nga ana tjetër, te njësia bashkiake numër 3 shfaqen perosna në radhë teksa presin të marrin ndihmën e njerëzve me aftësi të kufizuar.

Edhe aty vihet re se askush nuk mban distancën dhe nuk kanë vendosur maska apo doreza.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re