Nje grua rreth te 40-ve është aksidentuar ketë te mërkure tek zona e Misto Mames ne kryeqytet.
 
Ajo ishte duke kaluar rrugën, teksa nje makine tip benz e ka goditur, duke i shkaktuar plage te renda.
 
Sipas dëshmitareve, makina po lëvizte me shpejtësi te madhe. Gruaja është transportuar menjëherë ne spital, ku ndodhet ne gjendje kritike për jetën. Policia shoqëroi shoferin e mjetit ne komisariat duke marrë dhe dëshminë e tij.
 
Kjo rruge nuk ka vija te bardha apo mbikalime që mund t’u shërbejnë këmbësoreve ndaj është bere shpesh burim aksidentesh.
 
Rasti i Misto Mames është aksidenti i dyte që ndodh brenda 24 orëve ne Tirane.
 
Dje ne mëngjes ne ketë vend pranë stacionit te Trenit,  një qytetar u godit nga një motor policie. Sot, po aty njerëzit kalojnë duke mos respektuar asnjë rregull.
 
Vete qytetaret shprehen se i dine funksionet e vijave te bardha, por prapë nuk i respektojnë, sepse sipas tyre, te kalosh tek vijat e bardha është humbje kohe dhe vonese.
 
Gjate periudhës janar korrik, te këtij viti, si pasoje e ecjes pakujdes ne rruge te këmbësoreve, janë shkaktuar gjithsej 217 aksidente rrugore, ku 23 kane qene me pasoje vdekjen.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re