Qytetaret kanë mendime të ndryshme sa i takon mbajtjes së maskës me detyrim edhe në ambjente publike.

 

Disa e shohin si domosdoshmeri ndërsa të tjerët thonë se do të refuzojne vendimin kur ai te hyjë ne fuqi.

 

Qytetarë 1

Jo jashtë sdo ti mbajmë, por vetem brenda.

Në ambiente të hapura nuk është problem, brenda do ta mbaj maskën.

 

Qytetarë 2

 

Unë në xhep e kam masken,  e perdor në ambiente të ndryshme të mbyllura, në market e  kafen.

 

Qytetarë 3

Unë e mbaj gjithmonë maskën që nga nisja e pandemisë.

 

 

Nderkohe komiteti teknik i ekpertëve po vijon diskutimet për të vendosur target grupet që do të përjashtohen nga mbajtja me detyrim e maskave si, nënat shtatzana, të sëmurët kardiakë, astmatikët etj.

 

GJEORGJINA KULI

KOMITETI I EKSPERTEVE

 

 Për fëmijët ka disa protokolle të vecanta. Mendohet që nën 6 vjec nuk rekomandohet mbajtja e maskës.

 

Mjekja pediatre e sheh vendimin që ndërpret zinxhirin e përhapjes së infeksionit, për të mos shkuar në një lockdown të dytë.

 

 

Mendoj që kjo është një masë që nëse do të zbatohet, do të kufizojë përhapjen e infeksionit dhe nuk do të cënojë aktivitetin e përditshëm të gjithë popullates dhe të njerëzve, sepse në rast se nuk zbatojmë këtë dhe do kemi shifra te larta të përhapjes pastaj duhet menduar për masa të tjera që deri tani nuk janë diskutuar dhe nuk mendohet kurrë që të kthehemi në një lockdown total.

 

 

Akti normativ i qeverise që bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambjente publike pritet të hyje në fuqi të enjten.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re