Rreth 2 mijë qytetarë kanë aplikuar për të investuar në bono thesari  që ndryshe është një borxh që i jepet qeverisë kundrejt interesave mbi shumën.Ekspertët vlerësojnë se këto shifra tregojnë një interes të madh të qytetarëve për të blerë bono dhe obligacione.

Sipas ekspertëve në ankandin e fundit qytetarët kanë ofruar një shumë më të madhe se huaja që i duhej qeverisë.

Normat e interesit për bonot e thesarit dhe obligacionet tashmë kanë arritur nivelet më të larta në 10 vite.Bonot e thesarit dhe obligacionet janë instrumenta me anë të cilave sigurohet huamarrje e qeverisë në tregun e brendshëm financiar.Pas rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë e cila ka arritur në 2.75% efektet e menjëhershme JANË NDJERË në çmimin me të cilin qeveria mer borxhin nëpërmjet bonove.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re