Vendimi i Presidentit Donald Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA për disa shtete kthehet përsëri në fuqi pasi Gjykata e Lartë e SHBA ndaloi procedimin nga dy gjykata më të ulta të hënën.
Gjykata e Lartë vendosi pas kërkesës së Departamentit të Drejtësisë të premten për ndalimin e proceseve, Hawaii kundër Trump dhe International Refugee Assistance Project kundër Trump. Të dyja këto çështje kanë vazhduar për muaj të tërë në sistemin e drejtësisë federale.
Gjykatat distriktuale, sidomos ajo e Gjyqtarit Derrick Watson të Distriktit të Hawaiit, emëruar nga Barack Obama, kan përsëritur vazhdimisht se ndalimi i udhëtimeve drejt SHBA duhet të bllokohet për të mos hyrë në fuqi dhe të interpretohet në mënyrë të tillë që të ketë pak efekt në listën kryesisht me vende me shumicë muslimane, për të cilat është vendosur ndalimi.
“Kjo është një fitore thelbësore për sigurinë e popullit amerikan”, tha Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions në një deklaratë pas njoftimit të vendimit të Gjykatës së Lartë.
Në përpjekje për të reduktuar rrezikun e akteve terroriste në territorin amerikan, Presidenti Trump vendosi ndalimin e përkohshëm të hyrjes në SHBA për shtetasit e Çadit, Iranit, Koresë së Veriut, Libisë, Sirisë, Venezuelës dhe Jemenit. /sn/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re