Nuk munguan as batutat dhe as kritikat në foltoren e organizuar ditën e sotme të Sali Berishës në Peshkopi.

Një qytetar ka zënë ngushtë ish-kreun e PD me fjalët e tij. Ai fajësoi Sali Berishën, pasi solli në krye të Partisë Demokratike Lulzim Bashën, I cili sipas tij e shkatërroi këtë forcë politike.

“Dy persona i kanë borxh këtij vendi. I pari Fatos Nano që në solli të paudhin në krye të vendit dhe nuk ka lënë gjë pa i bërë Shqipërisë, i dyti jeni ju që na sollët në krye të PD atë që e shkatërroi PD, dhe e vdiq PD-në”, tha qytetari.

“Kur i kërkova dorëheqjen në 2017 Lulzim Bashës dhe ai nuk pranoi, vendimi më i drejtë do të kishte qenë që të dilja në fushë. Ai ka qenë një gabim i madh dhe me pasoja se i dhamë mandatin e tretë Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re