Ky që shihni në pamje është Rrapush Gurakuqi . Prej 3 javësh thotë se mjekët e Elbasanit janë duke e sorollatur dyerve të spitalit së bashku me gruan e tij e cila ka shqetësime shëndetësore. Ismete Gurakuqi vetëm 30 vjeçe ka 3 javë që është paraqitur në urgjencën e spitalit por sipas bashkëshortit të saj ajo nuk po merr kujdesin e duhur mjekësor pasi mjekët e urgjencës sipas tij nuk janë duke e trajtuar siç duhet.

“Unë kam problemin që vij me nusen në spital por ajo nuk ka asnjë përmirësim. I bëjmë ilaçet por ajo prap është sëmurë. Asnjë lloj diagnoze nuk kanë përcaktuar mjekët. Unë kërkoj një ndihmë nga shteti për nusen time e kam sjellë 4-5 herë në urgjencë. Më thonë çoje tek gjinekologu dhe më pas më përcjellin. Më thonë që duhet të merrni letër nga fshati për ambulancën, marr makinë dhe e sjell sa më shpejt. Mjekët për momentin i kanë shërbyer duke i bërë ndonjë gjilpërë qetësuese. Nga mjekët kur shkoj ka raste që marr shërbimin ka raste që nuk i gjej mjekët, kam mbetur mes 4 rrugëve. 3 fëmijë të vegjël i kam lënë vetëm kur vij në spital për nusen”, u shpreh Gurakuqi.

Babai i tre fëmijëve te mitur, përkatësisht 6 vjec, 7 vjec dhe 8 muajsh i druhet se pasi frikësohet për jetën e gruas së tij dhe i bën thirrje që instancat përkatëse të veprojnë që rasti i gruas së tij të mos përkeqësohet.

“Kam frikë se nusja mund të më vdesë dhe më lë 3 fëmijët rrugëve, (6 vjec, 7 vjeç kurse tjetri është 8 muajsh). Nuk e di çfarë sëmundje ka sepse smë thonë gjë mjekët, më parë nuk ka pasur probleme shëndetësore”, u shpreh Rrapush Gurakuqi.

Familja Gurakuqi ka probleme te shumta ekonomike. Ata jetojnë në Funar të Elbasanit në një banese thuajse të rrënuar. Në pamundësi për ta dërguar bashkëshorten në privat 35 vjeçari dëshpërimisht kërkon ndihmë.

“Nuk kam fare kushte ekonomike , jetoj me një asistencë 100 mijë lekë. Këto analiza që kam bërë në privati mund të kenë kushtuar 300 mijë lekë të vjetra, mi kanë paguar njerëzit. Kërkoj ndiohmë nga shteti për nusen dhe fëmijët. Kur e shikoj nusen që vuan është 30 vjeç. Nuk kam mundësi ta dërgoj nusen në Tiranë. Unë nuk i kam lekët për të bërë analizat në privat, unë 20 mijë lekë të vjetra kam, ti mi bëjnë shërbim mjekët. Unë jetoj në një barake, ta shikoni ju do habiteni”, tha ai.

Vazhdimisht qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm .Vetëm pak javë më parë policia e Elbasanit arrestoi mjekun e pediatrisë për neglizhencë pasi humbi jetën një fëmijë i mitur.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko