Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Lushnje, ku zhvilloi një takim me qytetarët në kuadër të turit “opozita në aksion”.

Një demokrat i pranishëm në sallë iu drejtua Sali Berishës, duke i thënë se nuk ka për tia falur faktin që në PD afroi Lulzim Bashën, një tradhtar.

Qytetari gjithashtu nuk i kurseu as deklaratat kundër Edi Ramës.

Ndërkohë Berisha, i dha të drejtë qytetarit, duke i thënë se Rama është ‘bastard i xhelatëve komunistë’, ndërsa Bashën e krahasoi me Hamza Kastriotin.

Qytetari: Ne të kemi ndjekur ty Berisha që nga 90 dhe do vdesim bashkë me ty, nuk ke për të vdekur ti para ne. AI zagari, Edi Rama ka për të vdekur para teje. Ai i vdekur është se është ndyrësirë e vatanit dhe tradhtar i vatanit.

Të përshëndes për gjithçka ke bërë në jetën politike, je njeriu më i shkëlqyer për këtë vend. Por si doktor nuk do të fal vetëm diçka. Si deputet dhe si kryeministër që ke qenë ke zbatuar rregullat, por ama si doktor nuk ta fal diçka. Pse ke afruar shumë gjarpërinj, nuk është faj, është gabim. Mbi të gjitha na afrove një kryetradhtar të Atdheut, atë Lulzim Bashën me kompani. E gjithë ftohja që ka ardhur te demokratët vetëm nga Basha ka ardhur. E ndoqëm nga prapa 3 muaj  rresht në Tiranë, u ftohem dhe u plevitosëm, vinim edhe me lekë borxh  se nuk kishim ku ti gjenim dhe si përfundim na i shpërbleu. Tradhtari nuk falet zoti Berisha.

Berisha: Dua ta them këtu ajo që thoni ju për ish kryetarin është 100% e vërtetë. Ne demokratët, njerëz të idealeve për shkak të qëndrimeve të tyre u shndërruam në qytetar të dorës së dytë. U shndërruam në qytetarë që një bastard i xhelatëve komunistë të na dhunojë votën, të drejtat dhe të ardhmen.

Por prapë historia jonë është kjo. Për fat të keq histori Hamza Kastriot nuk ka qenë vetëm Hamzai. Ka patur edhe të tjerë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shpëtuar prej tyre. Por duet më makbethian dhe më të rrezikshëm për demokracinë shqiptare se ai që thatë ju, Edi Rama dhe Lul brava nuk ka patur dhe nuk do ketë më.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re