Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka denoncuar rastin e një qytetari në Fier i cili kishte denoncuar presionin e bërë nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit pasi këta të fundit kishin kërkuar rryshfet.

Manja tha se rasti në fjalë ishte me video dhe foto dhe shtoi se do të kishte një kallëzim penal edhe për drejtuesit e këtij institucioni në qarkun e Fierit. Më tej ai bëri thirrje që qytetarët të denonconin raste të tilla abuzimi nga zyrtarët e administratës publike.

Fjala e Ulsi Manjës:

Rasti i sotëm është një nga pesë rastet e para që e kam ndarë nga tjerët sepse nuk ka pranuar të japë rryshfet dhe që meriton të gjithë mirënjohjen time dhe të kryeministrit Edi Rama. Nuk ka më: “Hajde andej vlla, kalo njëherë sille atë plaçkë”. Ne na takon të themi se qytetarët jo vetëm që nuk duht të heshtin por do të kenë mbështetjen tonë. Mos heshtni. Qarjet pasi ke paguar rryshfetin janë të denja nga pikëpamja njerëzore por jo nga pikëpamja qytetarë. Nëse zgjatet zinxhiri I heshtjes zgjatet edhe litari.

Qytetari është vendosur nën presion nga disa inspektorë të AKU-së në Fier. Nuk ka rënë pree presioneve të Taxhimëve. Na ka lajmëruar dhe struktura anti-korrupsion është vënë në lëvizje. Ata do përballen me drejtësinë. Do vendosim nën kallëzim edhe drejtuesin e tyre si person në dijeni. Sepse drejtuesit nuk mund të bëjnë të paditurin në këto raste. I akuzoj se duhet ta dinë në kohë reale veprimtarinë e këtyre inspektorëve në terren.

Mua nuk më rezulton në rastin konkret në këtë institucion të kenë argumente për gjobat që u vihen njerëzve. Nga ana tjetër duhet theskuar se pa qytetarin kjo nuk do ishte e mundur. Ngjarja ka ndodhur në datat 14 dhe 15 shtator, është shoqëruar me pamje filmike dhe të kallëzuarit janë me emer dhe mbiemër. Kam një thirrje të sinqertë për qytetarët, na vini në provë. Nëse ne nuk përgjigjemi atëherë ju keni të drejtë të mallkoni dhe të shani. Keni mundësinë që me një klik në “Shqipëria që Duam” të denonconi këta persona.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re