Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar presidentin Ilir Meta.

Balla ka nxjerrë mesazhin e një qytetari nga Librazhdi, i cili pretendon se kreu i shtetit ka marrë dikë në telefon për t’i dekoruar gjyshin që kishte ndërruar jetë vite më parë.

Postimi i plotë i Ballës:

Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme!”

Kështu më shkruan një bashkëqytetari im nga Librazhdi. 

Ishte habitur fare mileti atje sot që ka marrë Presidenti në telefon dikë per t’i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh! 

Mos u habit i thashë, nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe nuk ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vdekurit…

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re