Edi Rama pavarësisht mospërmendjes së skandalit të të dhënave të publikuara, nuk ka lënë pa përmendur rivalin e tij politik, Lulzim Bashën.

Në një takim që kryeministri zhvilloi në Lezhë ku inspektoi pallatin e ndërtuar për 97 familje të cilat do të marrin banesat e tyre, nuk ka lënë pa ironizuar kryetarin e PD. Ndërsa situata u krijua si shkak i komunikimit me njërën prej banoreve të zonës shtëpia e së cilës ishte shembur nga tërmeti.

Qytetarja: Dua shtëpi, jam pa shtëpi. Kam pritur shtëpi nga Luli. Jam pa shtëpi.

Rama: Ah ti prisje shtëpi nga Luli?! Më mirë që s’ta ka bërë se do ngelje brenda me bravën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re