Ish-kryeministri, Sali Berisha ka hasur një situatë të pazakontë gjatë një pronocimi për mediat. Teksa ai fliste për strategjinë e opozitës përballë mazhorancës, një qytetare i ka drejtuar disa pyetje, lidhur me situatën politike në vend.

 

“Zoti Berisha kam një pyetje për ju, diktatura ka filluar sot apo që në 2008″, nis biseda mes Berishës dhe qytetares.

 

Fillimisht Berisha mendon se bëhet fjalë për gazetare apo ndonjë qytetare që ka një problem personal e kërkon zgjidhje.

 

Qytetarja shprehu rezervat e saj mbi politikbërjen e Berishës dhe jo vetëm ndër vite.

 

“Zoti Berisha, unë nuk e di kush në përfaqëson në parlament. Ne kemi halle. Në televizor ju shikojmë vetëm juve dhe Edi Ramën nga mëngjesi deri në darkë”, tha ajo.

 

Nga ana tjetër, Berisha ka refuzuar të japë përgjigje të drejtpërdrejta ndaj ka ironizuar duke i kërkuar qytetares të bëhet pjesë e ndonjë partie politike për të sjellë ndryshimin që kërkon.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re