Skip to content

Qyteti gjerman zgjodhi një sirian kryetar bashkie

Qyteti gjerman Ostelsheim zgjodhi një refugjat sirian si kryetar bashkie, me një shumicë absolute prej 55.41 për qind të votave.

29-vjeçari Ryyan Alshebl, i cili u largua nga Siria në vitin 2015, kandidoi si kandidat jopartiak për kryetar bashkie të Ostelsheim, në shtetin federal jugperëndimor të Baden-Wuerttemberg.

Ai i cilëson përvojat e tij në fushatën zgjedhore si “kryesisht pozitive”.

Në moshën 21-vjeçare, Alshebl u largua nga vendlindja e tij, Suwayda, në Sirinë jugore.

Sipas Unionit të Komunave të Baden-Vyrtemberg, deri më tani nuk ka pasur kandidatë të tjerë me origjinë siriane në zgjedhjet për kryetar bashkie.

Në zgjedhjet e së dielës, Alshebl mundi kandidatët jopartiakë Marc Strauss dhe Mathias Fey.