Në Berat pamjet pas festës së vitit të Ri janë tronditëse. Qyteti është mbushur me plehra në çdo cep të tij. Firmat përgjegjëse për pastrimin e rrugëve kanë katër ditë që nuk kanë shkarkuar koshat. Mbeturinat kanë përfunduar në bulevard e në çdo rrugicë të Beratit, por për këtë askush nuk interesohet. Koshat janë të tejmbushur me mbeturina të cilat orë pas ore po kthehen në pirgje të medha. ABC News u interesua për situatën, por nga autoritetet vendore askush nuk ka kthyer përgjigje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re