Marrëveshja ndërmjet Hamasit dhe Izraelit shënoi fillimin e një pauze humanitare, e cila do të ndalojë sulmet në Gaza për katër ditë dhe do të mundësojë shkëmbimin e të burgosurve dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Megjithatë, shkatërrimet e tmerrshme dhe skenat apokaliptike që lanë pas sulmet brutale të ushtrisë izraelite janë të dukshme në çdo hap në të gjithë Rripin e Gazës.

Kameramanët e agjencisë Anadolu filmuan me dron rrënojat në qytetin Khan Yunis, zonën e dytë më të madhe urbane në Rripin e Gazës pas Qytetit të Gazës.

Pauza humanitare katër-ditor midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit hyri në fuqi mëngjesin e sotëm në të gjitha zonat e Rripit të Gazës, duke ndaluar përkohësisht sulmet për shkëmbimin e të burgosurve dhe dërgimin e ndihmave.

Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza më 7 tetor, janë vrarë 14.854 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 6.150 fëmijë dhe mbi 4 mijë gra.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i izraelitëve të vrarë është 1.200, duke përfshirë më shumë se 310 ushtarë dhe 5.132 të plagosur.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re