Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka vijuar takimet me qytetarët e Spitallës në Durrës, me të cilët ka ndarë edhe disa foto.

Përmes një reagimi në Facebook krahas fotove, Cara shprehet se kudo që shkon sheh nevojën urgjente për vëmendje dhe dëshirën e madhe për ndryshim.

Ai i kërkoi qytetarëve që në 14 maj të bëhen bashkë për të sjellë ndryshimin.

Reagimi i Carës:

Në çdo rrugë e rrugicë në Spitallë shoh dhe prek nevojën urgjente për vëmendje dhe zgjidhje të problemeve të panumërta. Me çdo banor që takohem ndaj dëshirën për ndryshim dhe shpresën e besimin për një qeverisje që punon për interesin e tyre dhe jo për vete. Në 14 maj, bashkë bëjmë ndryshimin. Qyteti je ti!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re