Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka vazhduar takimet elektorale me banorët, duke dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

Cara thotë se më 14 maj do të bëhet ndryshimi, ndërsa në Facebook shkruan: “Qyteti je ti, që zgjohesh çdo ditë herët në mëngjes dhe kthehesh vonë në mbrëmje në shtëpi, pasi ke zgjedhur të jetosh ndershëm, duke u përballur me vështirësi të panumërta!

Qyteti je ti, që shpreson e beson se bashkë mund t’ja dalim; se ndryshimi është zgjedhja jonë e përbashkët për familjen, për Durrësin, për të ardhmen! Më 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin! Qyteti je ti!”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re