Një pacienti i infektuar me koronavirus nuk ishte fare në dijeni të ekzistencës së një pandemie dhe e mori vesh këtë gjë kur e zgjuan nga koma pas javësh.

Gjyshi i 6 nipave, Brian Harvey, u shtrua në Bristol Royal Infirmary në fund të marsit me atë që mendohej të ishte një pneumoni, por testet së shpejti zbuluan se ai kishte Covid-19.

Ai qëndroi në koma për 6 javë dhe e bija Faye Stapleton tregon se kishte frikë se do të duhej t’i jepte lamtumirën e fundit, teksa ai ishte i pandërgjegjshëm.

Por Brian ia doli mbanë dhe tashmë është drejt shërimit.

Kur ai u zgjua nuk kishte aspak dijeni për pandeminë dhe gjendjen në të cilën bota ndodhej dhe as të sëmundjes së vështirë që ai sapo kishte kaluar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re