Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Anit-Korrupsion kanë arrestuar rreth orës 15:00 të ditës së sotme prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, si dhe shoferin e tij, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Faxnews ka mundur të sigurojë një foto të prokurorit Karriqi gjatë një seance të mëparshme penale:

Paraprakisht dyshohet se prokurori Karriqi akuzohet për korrupsion, pasi ka rënë në rrjetën e përgjimeve të SPAK, nga një dosje që Prokuroria e Posaçme ishte duke hetuar për drogë.

Burime bënë me dije që prokurori u arrestua në shëtitoren e Lushnjës sëbashku me shoferin e tij, ndërkohë që hetuesit kanë bastisur dhe shtëpinë e tij për të ushtruar kontroll.

Në pranga kanë përfunduar dhe shtetasi Isuf Gega me detyrë sekretar në këtë prokurorinë e Kukësit së bashku me një person tjetër.

Prokurori Edmond Karriqi është sjellë me automjetin e drejtuesve të policisë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërkohë që pritet deklarata e SPAK për të hedhur më shumë dritë mbi personat e ndaluar si dhe dosjen për të cilën ata akuzohen për korrupsion.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re