Palombarët e RENEA-s kanë vazhduar edhe sot kërkimet për gjetjen e 40-vjeçarit, Aurel Ndoni, i cili një ditë më parë ra në ujë teksa ishte duke peshkuar në Porto Romano.

Aurel Ndoni ishte duke peshkuar me vëllain e tij, ndërsa tërhequr nga rryma. Mësohet se ata ishin peshkatarë amatorë, të cilët gjuanin peshq me grep.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi i policisë dje:

Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. B., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re