Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik në Këlcyrë ku humbën jetën drejtuesi i makinës nga Shkodra dhe 7 klandestinë.

Siç shihet në foto, makina e cila doli nga rruga në aksin Këlcyrë- Përmet dhe ra në anë të lumit Vjosë, është shkatërruar totalisht si pasojë e aksidentit.

Përplasja e mjetit tip Benz ka ndodhur rreth orës 04:00 dhe dyshohet si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re