Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli është nxjerrë nga gremina në malin e Zorgjit në Dukagjin.

Beluli është nxjerrë përmes ndërhyrjes nga ajri, me helikopter, ndërkohë që prej orës 08:00 e mëngjesit kur u gjet nga banorët, ai qëndroi në pritje. Nga terreni kanë ndërhyrë edhe efektivë të RENEA-s bashkë me FNSH.

Efektivi ka marrë dëmtime të shumta, në dorë, legen, brinjë, ndërkohë që të dyja këmbët nuk mundet që t’i lëvizë.

Banorët e zonës, ishin të parët që i shkuan në ndihmë, pasi dëgjuan apelin e tij, dhe bënë thirrje për shpëtimin e tij.

Beluli kishte dalë për alpinizëm në Theth dhe ishte i vetëm në momentin që ra në greminë.

Sipas banorëve të zonës, ai kishte ngatërruar rrugën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re