Një 28-vjeçar ka humbur jetën tragjikish, paraditen e kësaj të hëne (27 maj) në Tiranë.

I riu ka rënë nga lartësia e pallatit ku po punonte,në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re