Një 34-vjeçar ka humbur jetën pas 11 ditësh, që qëndronte i shtruar në spitaline  Traumës.

 

Policia njofton se 34-vjeçari me iniciale P.K në datën 17 maj është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.

 

Për shkak të dëmtimeve të marra ai qëndronte i shtruar në spital, ndërsa ditën e djeshme ai ka humbur jetën.

 

-Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.

 

Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re