Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia ditën e djeshme teksa punonte në një kantier ndërtimi.

Servet Ziflaj është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ai është dërguar në spitalin e Sarandës të premten dhe fillimisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë e mirë.

Por, ditën e sotme (2 Qershor) ai ka rënë në koma dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re