Një 19-vjeçar në Dhërmi është shpëtuar pasi ra nga lartësia e një shkëmbi në vendin e quajtur “Shpella e Piratëve”, mbi gurë dhe mbi shkëmbinj.

 

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e specializuara ndërhynë menjëherë dhe nxorrën 19-vjeçarin nga terreni shumë i vështirë mbi shkëmbinj dhe mbi gurë.

 

Atij iu ofrua asistencë mjekësore në vendngjarje, ndërsa më pas, u transportua në spital, për të marrë asistencë më të specializuar, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re