Skip to content

Ra nga skela 7 metra e lartë teksa punonte, shqiptari përfundon në spital në gjendje kritike

skela

Një burrë me origjinë shqiptare ka përfunduar i plagosur rënë në një spital në Itali, pasi ka rënë nga në skelë me një lartësi prej 7 metrash teksa ishte duke punuar.

Sipas mediave italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 29 gusht, rreth orës 10:30, në Pomezia, në periferi të Romës.

Ende nuk është bërë i njohur identiteti i shqiptarit, por mësohet se si pasojë plagëve të marra ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shqiptari u transportua me helikopter drejt spitalit San Camillo në Romë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fra nga skela 7 metra e larte teksa punonte shqiptari perfundon ne spital ne gjendje kritike%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com