Feti Ismaili, është 61-vjeçari me origjinë nga Shqipëria, që humbi jetën mëngjesin e djeshëm, 12 dhjetor, pasi u rrëzua nga skelat në godinën “Turquoise”, në Itali.

Ai ishte duke punuar në një projket të madh rinovimi dhe rizhvillimi energjitik, bëjnë me dije mediet italiane.

Lexo edhe :Related Posts

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit të djeshëm. Isamili është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.

Trupi i tij u gjet nga një grua, punonjëse e supermarketit Despar, në katin përdhes të godinës Turchese. Ishte ajo që kërkoi ndihmë, por përpjekjet për ta ringjallur ishin të kota.

Gruaja tha se dëgjoi zhurma nga skelat sipër dhe më pas pa burrin të rrëzohej. Asnjë britmë apo thirrje për ndihmë. Për aksidentin është hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia dhe është urdhëruar autopsia. Madje, nuk përjashtohet fakti që 61-vjeçari të ketë pësuar ndonjë sëmundje para se të bjerë nga skela.

Feti Ismaili është viktima e trembëdhjetë në vendin e punës në Liguria. Në vitin 2023 në Itali numri i aksidenteve me vdekje u rrit me 4.4%. Rajoni më i prekur është Lombardia, e ndjekur nga Veneto, Lazio, Campania dhe Piemonte. Veçanërisht provinca e Cuneos është në vendin e 91-të nga 107 provinca në Itali për rastet e aksidenteve me vdekje në punë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re