Kisha e Shën Thanasit në qytetin e Korçës ra pre e një grabitjeje. Sipas policise ngjarja mendohet të ketë ndodhur në oret e para të mëngjesit të kësaj të diele ku persona ende te paidentifikuar, pasi kanë thyer me mjete të forta derën hyrëse, kanë shkatërruar katër arkat ku hedhin lek besimtarët dhe atë të lekëve të qirinjve.

 

Grabitësit kanë mundur të marrin të gjithë shumën monetare që kanë gjetur në të pesë arkat e kishës që ndodhet në kodrat e qytetit juglindor.

 

Robert Vangjeli, anëtar i Këshillit te Kishave Ortodokse të qarkut te Korces thote se nje shkaterrim i tille nuk ka ndodhur në asnjë prej rasteve të tjera të vjedhjes së kësaj kishe. Vangjeli thote se nuk dihet sasia e lekeve te vjedhura pasi arkat hapen me komisione dy herë në muaj.

 

Kisha e Shën Thanasit është e pajisur me sistem alarmi por në momentin e vjedhjes ai nuk ka funksionuar.

 

Kishat ortodokse të Korçës janë vjedhur në mënyre sistematike, madje në kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit kohë më parë janë vjedhur jo vetëm vlera monetare por edhe ikonostaset, te cilat jane edhe vlera te trashegimise se kultures kombetare.

 

Ne te gjitha rastet policia nuk ka mundur te gjeje autoret.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re