Rabini Eliyahu Mali u bëri thirrje studentëve të tij që të vrasin dhe shfarosin të gjithë palestinezët, duke përfshirë foshnjat, fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Rripin e Gazës.

Vrasja masive e palestinezëve në Rripin e Gazës “lejohet sipas parimeve halakike”, tha kreu i shkollës fetare hebraike në Jaffa të pushtuar, rabini Eliyahu Mali, sipas faqes izraelite të lajmeve Ynet.

Një video e përgjigjes së ekstremistit ndaj pyetjeve në lidhje me Rripin e Gazës u publikua të premten, më 8 mars, në YouTube dhe është në dispozicion të publikut.

Halakha, ose ligji hebre, i cili gjithashtu përkthehet si “mënyrë sjelljeje ose veprimi”, konsiderohet ligji i Zotit midis hebrenjve ortodoksë, duke përfshirë rabinin Mali, i cili ka bërë thirrje për shfarosjen e palestinezëve në Rripin e Gazës.

Kur u pyet se çfarë duhet bërë me foshnjat dhe të moshuarit, Mali u përgjigj: “E njëjta gjë. Sot ai është një fëmijë, nesër ai është një luftëtar. Terroristët e sotëm kanë qenë fëmijë tetë vjeçarë”.

“Ata që krijojnë terroristë duhet gjithashtu të vriten”, tha ai, duke iu referuar grave palestineze.

Mali themeloi shkollën fetare Shirat Moshe, ku ai u kërkon nxënësve të tij që të ndjekin me përpikëri urdhrat e forcave pushtuese izraelite, duke thënë se nëse ushtarët izraelitë nuk vrasin palestinezët, atëherë palestinezët do t’i vrasin ata.

Vlen të përmendet se studentët e Shirat Moshe shërbejnë në ushtrinë izraelite, pavarësisht se shkollat ​​e tjera të judaizmit ortodoks e kundërshtojnë shërbimin ushtarak.

Ky rabin ekstremist theksoi se parimi kryesor i luftës në Gaza është që “asnjë shpirt të mos mbetet gjallë”, duke i kërkuar izraelitëve që të vazhdojnë gjenocidin kundër palestinezëve.

Thirrjet e tij vijnë pasi forcat izraelite pushtuese kanë vranë deri më tani 30,878 palestinezë dhe kanë plagosur 72,402 në 154 ditë lufte. Mijëra të tjerë janë ende të zhdukur, kryesisht të vrarë dhe të bllokuar nën rrënojat e shkaktuara nga bombardimet izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza theksoi se 72 për qind e viktimave janë fëmijë dhe gra, me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRËA) që zbulon se mesatarisht 63 gra vriten në Gaza çdo ditë.

Thirrjet për vrasje dhe spastrim etnik të palestinezëve nuk kufizohen vetëm tek ekstremistët fetarë, por përhapen edhe nga zyrtarë të lartë, ministra, përfaqësues të opozitës dhe trupa izraelite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re