Një rabin që shërben në ushtrinë izraelite ka bërë thirrje hapur për pushtimin e Rripit të Gazës dhe Libanit.
Duke iu drejtuar ushtarëve, rabini Amichai Friedman tha se të ashtuquajturat “tokat e premtuara”, duke përfshirë Gazën dhe Libanin, i përkasin Izraelit.
Fjalimi i rabinit ushtarak Friedman po përhapet në rrjetet sociale dhe tashmë ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut.
“Muaji më i lumtur i jetës sime është pas nesh, sepse kemi arritur në pikën ku populli i Izraelit u ngrit. Më në fund e kuptojmë kush jemi”, tha ai, duke u shprehur se pas 75 vitesh po i jepet përgjigje pyetjeve për identitetin e vendit.
“Një gjë tjetër që po sqarojmë këto ditë, diçka më e rëndësishme se çdo gjë tjetër: kjo tokë është e jona. E gjithë kjo. Përfshirë Gazën. Përfshirë Libanin. E gjithë Toka e Premtuar. Ne do të kthehemi shumë”, deklaroi Friedman, duke iu referuar tokave të premtuara për popullin hebre në Dhiatën e Vjetër, por që nuk janë pjesë e shtetit të Izraelit.
Ushtarët duartrokitën fjalët e Friedman-it dhe thërrisnin parullat “Pushto Gazën”.
רב ההכשרות של חטיבת הנח”ל, עמיחי פרידמן, זומן לבירור אצל מפקדיו לאחר שנשא נאום הזוי בפני חיילים בדרום ואמר כי “זה החודש הכי משמח בחיים.. הארץ שלנו, כל הארץ, כולל עזה, כולל לבנון, כל הארץ המובטחת.. גוש קטיף זה קטן לעומת מה שנגיע”. מצה”ל נמסר: “צה”ל לא יאפשר שיח פסול מסוג זה בין… pic.twitter.com/qOTzphDXWf
— איתי בלומנטל 🇮🇱 Itay Blumental (@ItayBlumental) November 5, 2023
Kujojmë se sionizimi keqpërdor rëndë dhe paskrupullsisht urdhëresa fetare, duke i manipuluar ato në interes të synimeve pushtuese, duke justifikuar kësisoj dhe krimet e hapura që kryen deri në vrasjet masive të grave e fëmijëve.