Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë me dije se së shpejti forcat tona të armatosura do të marrin nën kontroll vëzhgimin e hapësirës ajrore.

Xhaçka, përmes një postimi në rrjetin social bën me dije se falënjë investimi nga buxheti i shtetit dhe një donacioni të SHBA, ndërtohet radari në Malin e Midës.

Së shpejti me këtë radar, helikopterët e fjalës së fundit, investimin në Kuçovë apo projektet për sistemin ajror të mbrojtjes , Dorca jonë Ajrore arrin një nivel të lartë opreacionaliteti.

Postimi i plotë i Xhaçkës:

Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore.

22 milion $, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit dhe 3 milion donacion i SHBA u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin.

Me këtë radar, helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re