Pas situatës kaotike, vuajtjes në mes të vapës dhe radhës kilometrike me të cilën përballen prej gati 48 orësh shqiptarët që duan të kthehen në Greqi, reagon ashpër Presidenti i vendit, Ilir Meta.

Reagimi i Metës

Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.
Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re