Radhë të gjata automjetesh janë krijuar mëngjesin e sotëm në autostradën Elbasan-Tiranë. Forca të shumta policie kanë kontrolluar automjetet që po hynin për në kryeqytet.

Sipas burimeve, qytetarët janë kontrolluar për të mos lejuar pjesëmarrjen e tyre në protestën që pritet të mbahet sot në 16 e 30 nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Qytetarët kanë theksuar se u është dashur të qëndrojnë më shumë se 40 minuta në trafikun e krijuar në këtë aks rrugor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re