Fundjava duket se ka rritur numrin e emigrantëve dhe të udhëtarëve drejt vendit tonë. Sipas informacioneve mësohet se vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë 6320 persona dhe kanë dalë në drejtim të vendit fqinj 2245 qytetarë.

Emigrantët shqiptarë shprehen se radha është e kilometrike dhe se u është dashur që të presin orë të tëra për të kaluar.

Po bëjmë gjashtë orë në doganë, kemi pritur shumë kjo është tmerr. Dogana punonte me tre sportele nuk e di pse vonohej”, ka thënë një qytetare që sapo ka kaluar doganën.

Një tjetër shprehet se ka shumë njerëz dhe shumë lëvizje

Ndërkohë ato theksojnë se dhe pala greke punon me tre sportele por nuk e kuptojnë se pse është gjithë kjo radhë.

Ndërkaq kujtojmë se katër ditë më parë është zhvilluar në Kakavijë një takim mes drejtuesve të Policive Kufitare helene e shqiptare, kishte për qëllim pikërisht eliminimin e këtyre radhëve përmes shtimit të kapaciteteve përpunuese nga pala greke.

Gjithashtu fluks udhëtarësh është shënuar edhe në pikat doganore të Kapshticës dhe Qafethanës, por fatmirëisht nuk ka pasur shumë radhë të gjata.

Mësohet se në Kapshticë vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë 6123 dhe kanë dalë 3645 shtetas, ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 4568 dhe kanë dalë 3385 persona.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re