Megjithë paralajmërimin e autoriteteve greke shumë emigrantë nuk kanë patur informacion për ndërprerjen e punës në doganat me Greqinë.
 
Greva e cila pritet të do të zgjasë deri të enjten në orën 07:00, ka sjellë anomali në Kapshtice. Si udhëtarët, edhe mjetet e rënda të transportit të mallrave janë bllokuar pasi pala greke nuk ka kryer thuajse asnjë lloj veprimi.
 
Grupe udhëtarësh kanë qëndruar në pritje për të kryer procedurat e kalimit të kufirit me mjaft vështirësi. Ata pohuan se nuk ishin në dijeni të ndërprerjes së punës nga pala greke.
 
Ndërkohë mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave e kanë patur të pamundur hyrjen në territorin grek.
 
Ata që udhëtonin me autobusë janë lejuar të kalojnë në këmbë deri në anën tjetër të kufirit për të vijuar me pas rrugën me autobusët grekë. Ndërsa në Kakavijë situata ishte me e qete dhe nuk janë shënuat radhë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re