Edhe këtë të martë të shumta ishin lëvizjet e qytetarëve në rrugë. Grumbullime masive ashtu si çdo ditë u shënuan pranë filialeve të bankave në Fushë Krujë, ndërsa nuk u respektua as distanca.

 

Radhë të gjata kishte edhe pranë sporteleve të gjendjes civile në këtë qytet. Aty, ku qytetarët ngritën shqetësimin se nuk po marrin shërbim prej disa javësh.

 

 

E njëjta panoramë ishte dhe në tregjet e qytetit të Elbasanit, ku shumë banore që nuk respektuan masat pavarësisht rrezikut nga COVID-19.

 

Lëvizje masive pati dhe në Berat, Peshkopi, Lezhë e Vlorë.

 

Ndërkohë në Korçë radhët e qytetarëve pranë sporteleve ishin më të pakta, dhe distanca u respektua.

Situatë e qetë ishte dhe në Fier, aty ku pranë cdo pike shitjeje ishin të vendosur punonjës policie të cilët shmangen grumbullimet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko