Skip to content

Radhë për patentën në Korçë, qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit

Vijojnë radhët e gjata në poliklinikën e Korçës të qytetarëve që plotësojnë dokumentet për aplikimin e patentës.

 

Dyfishimi i çmimit të lejës së drejtimit, për një pjesë të aplikantëve nuk është normal ndërsa të tjerë thonë se kjo gjë do të ndalojë shoferët e papërgjegjshëm të dalin në rrugë.

 

QYTETARE

1-Normale nuk eshte ajo, po ca ti bejme keto jane kushtet.

2-Per patenten kam ardhur. Po si eshte normale. Po ca te bejme, na duhet per pune.

3-Per patenten jam ketu. Po tani normale eshte se ka shume shofere te papergjegjshem.

 

Me vendimin e ri që pritet të hyjë në fuqi në muajin mars orët e teorisë dhe praktikës për të gjithë kursantët do të zgjaten.

 

Një seancë mësimore për teorinë do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë.