Skip to content

Radhë të gjatë në kufirin në Qafë Botë, shkak problemet nga pala greke, sistemi pëson defekt (VIDEO)

radhet

Radhë të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Qafë Botë.

Sipas burimeve nga PKK Qafë Botë është bllokuar regjistrimi i personave dhe automjeteve, si pasojë e radhës së krijuar në hyrje të territorit grek.

Pas komunikimit me autoritetet e palës greke, u bë me dije se sistemi i tyre ka pësuar një defekt dhe aktualisht janë në pritje të rikthimit të tij në funksion.