Skip to content

Radhën e ka Tirana! Punonjësit e bashkisë dhe deputetët e qarkut përballë Edi Ramës, ç’pritet të ndodhë nesër në “zemrën” e kryeqytetit

img 4212 1 750x375 1

Kryeministri Edi Rama pritet që ditën e nesërme të zhvillojë një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Pas Vlorës, Fierit, Durrësi, mesa duket kreu i qeverisë do të “zbarkojë” në “zemrën” e kryeqytetit, ku dhe pritet të mbajë një takim me drejtorët e bashkisë së këtij institucioni si dhe me deputetët e këtij qarku.

Burime për mediat konfirmojmë se takimi do të zhvillohet në orën 08:30 në ambientet e një hoteli në Tiranë, ku drejtorët e Bashkisë do t’i raportojnë kryeministrit të gjitha problematikat me të cilat ata po përballen si dhe shqetësimet e qytetarët.

Së bashku me drejtorët, të pranishëm do të jenë edhe deputetët e këtij qarku, të cilët do të shpalosin të gjitha problemet e mbledhura në terren pasi u ndanë grupe siç dhe Rama u kërkoi në mbledhjen e zhvilluar dy javë më parë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama përgjatë javëve të fundit është ndalur në disa bashki të vendit ku dhe ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve si dhe u ka tërhequr “veshin” kryebashkiakëve për ndërtimet pa leje që janë bërë në qytetet e tyre dhe zaptimin e ambienteve publike.

Madje, jo më larg se dy ditë më parë, kreu i qeverisë u vendosi ultimatum kryebshkiakëve që të gjithë kryetarët e njësive të japin dorëheqjen dhe se deri ditën e hënë të njëjtin “fat” si drejtorët e Durrësit, Fierit dhe Vlorës do i duhen të kenë edhe drejtorët e Bashkisë Elbasan dhe Lushnjë.