Klevis Balliu thotë se hetimi që Serbia i bën Milan Radoiçiç, i përfshirë në sulmin në veri të Kosovës është një tallje me BE dhe NATO-n.
Me anë të një postimi në Facebook, Balliu thekson se “terroristet e Serbisë duhet të hetohen në Kosovë, aty ku kryen aktin terrorist”.
Sipas tij, shteti që e stërviti, e përgatiti, e udhëzoj dhe e financoj sulmin terrorist nuk mund ta hetojë atë sulm.
Reagimi i Kelvis Balliut
Hetimi i Radoiçiç nga ata që e urdhëruan, është tallje me BE dhe NATO.
Është e qartë që sulmi terrorist ndaj Kosovës, ishte i organizuar nga vete qeveria Serbe. Radoiçiç ishte vegla e radhës që përdori qeveria Serbe.
Shteti që e stërviti, e përgatiti, e udhëzoj dhe e financoj sulmin terrorist nuk mund ta hetojë sulmin terrorist.
Terroristet e Serbisë duhet të hetohen në Kosovë, aty ku kryen aktin terrorist.