Ish-kryeministri Ramush Haradinaj morri pjesë në një gjakfalje në në Zaqisht të Rahovecit, duke e quajtur këtë akt si një virtyt kombëtar.

“Sot në Zaqisht të Rahovecit, Avdi Shala fali gjakun e babait dhe i shtriu dorën e pajtimit familjes së Daim Shalës.

Falja është virtyt i joni kombëtar, nder e trimëri, që na mbajti të bashkuar. Qofshi faqebardhë”, shkroi Haradinaj.

Kujtojmë se Kosova ka një figurë si Anton Çeta, i cili në vitet ‘90 e shndërroi gjakfaljen në një lëvizje mbarëkosovare, ndërsa vitet e fundit është një hoxhë i njohur i Mitrovicës, Fatmit Latifi që po pason të ndjerin Çeta me aktet e shumta të ndërmjetësimit në gjakfalje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re