Skip to content

Raiffeisen Bank dhuron libra për bibliotekën “Vexhi Buharaja”

FB IMG 1553696376803

Raiffeisen Bank dhuron libra per biblioteken “Vexhi Buharaja”

Në kuadër të projektit “Qyteti i lexuesve”, përmes të cilit Bashkia e Beratit synon t’i orientojë të rinjtë drejt leximit të librave, u zhvillua sot në mjediset e bibliotekës “Vexhi Buharaja” një aktivitet që lidhej me pasurimin e fondit të bibliotekës me libra të rinj, dhuratë nga Raiffeisen Bank në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Dudaj”.

1553769677 295 Raiffeisen Bank dhuron libra per biblioteken “Vexhi Buharaja”

Kontributi prej 89 tituj librash të dhuruar nga Reffeisen Bank do t’i shtohet arkivës së pasur të bibliotekës publike të Beratit. Në ceremoninë e dhurimit të librave merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, drejtoresha e Raiffeisen Bank, znj. Dhurata Dundo, drejtoresha e shtëpisë botuese “Dudaj”, znj. Arlinda Dudaj, mësues, nxënës dhe dashamirës të librit.

Kryebashkiaku Sinaj falenderoi Raiffeisen Bank dhe shtëpinë botuese “Dudaj” për mbeshtetjen dhe theksoi se ky do të ishte një shembull i mirë për të nxitur kulturën e leximit dhe vlerësimit të librit në qytetin e Beratit.