Tashmë është zyrtare: kryeministri spanjoll Mariano Rajoy nuk do të jetë prezent në samitin e liderve të BE-së me krerët e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Sofje, të premten e ardhshme.

Kryeministri spanjoll do jetë në Sofje të enjten kur zhvillohet samiti i liderëve të BE-së, por ka bërë të ditur se nuk do të qëndrojë të premten, pikërisht si një demonstrim të qartë të kundërshtimit të tij ndaj protokollit, ku është vendosur Kosova si shtet sovran, të cilën Spanja refuzon ta njohë.

Rajoy i frikësohet ndonjë fotoje me Hashim Thaçin së bashku me liderët e tjerë dhe që mund t’ja përdorin mediat spanjolle si precedent për Katalonjën. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re