Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tregoi se një nga arsyet e shtimit të rasteve pozitive, përveç mosrespektimit të masave (higjienë, distancë, maskë), nuk është respektuar as karantinimi.

Rakacolli tha në një intervistë për Report tv se ka persona të dyshuar që nuk presin të marrin përgjigjen, por dalin, dhe më keq ata që e dinë që janë me Covid dhe sërish dalin nga shtëpia.

Pyetje: Sa të rrezikshëm janë personat që nuk respektojnë karantinën?

Rakacolli: Janë shumë të rrezikshëm dhe një nga arsyet e shtimit të rasteve është mosrespektimi i rregullave të higjienës, distancave, maskës dhe karantinimi i atyre që dyshohen për Covid. Nuk presin rezultatin e nalaizës dhe aq më keq ata që janë më Covid dhe dalin në ambient të hapur. Nëse kjo vërtet vazhdon, do ketë rritje jo vetëm të moshat 45-55 vjeç, por edhe te më të rinjtë, që së fundmi janë raste të rënda fatkeqësisht. Ka ndryshuar situata. Kemi shtrime në repartet e kujdesit intensiv.

Kapacitetet spitalore nuk i kemi të mbushura tërëssht, por nëse afrohen drejt mbushjes do fusim në funksion spitalet rajonale. Janë mbushur 500 shtrime dhe ka filluar hapja e spiteve rajonale me Durrësin dhe Shkodrën. Infrastruktura është e duhura, mjekët janë të trajnuar. Kemi vendosur linja të reja oksigjeni. Kemi marrë aparatura të reja. Mirëpo nuk do tu mungojë asistenca nga spitalet qendrore. Spitalet rajonale mbulojnë vetëm rajonet e tyre. Shkodra do mbajë të vetët dhe Durrësi të vetët dhe të shikojmë si do të menaxhohet.






Previous articleLamtumirë Dimër! Sinoptikanja jep lajmin e mirë për motin..