Teksa jashtë apelohet për ruajtje të distancës, higjienë maksimale dhe qëndrim në shtëpi, në dy spitalet Covid në vend luftohet për jetën me armikun e padukshëm.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije sot, e në total në të dy spitalet, te Infektivi dhe të Sanatoriumi po marrin shërbim 73 pacientë.

Zv.ministrja Mira Rakacolli informoi se në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar dhe pesë prej tyre janë në terapi intensive.

“Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë shtatë pacientë të shtruar gjithsej.

Gjashtë pacientë janë në terapi intensive”- tha ajo, duke bërë apel për gjithë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re