Komiteti Teknik i Ekspertëve analizon se ka një përmirësim të situatës epidemiologjike në vend, por jo aq sa për të ndryshuar masat kufizuese kundër COVID.

Në një konferencë për shtyp, Mira Rakacolli njoftoi se do të mbeten në fuqi masat që kanë qenë, deri në dy javët e ardhshme. Ora policore fillon në 20:00 deri në 06:00.

Teksa informonte lidhur me situatën, ajo theksoi se gjatë këtyre 10 ditëve, Shqipëria zë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të bërjes së vaksinimit.

“Masat e propozuara nga komiteti kanë qenë masa efikase dhe ky rezultat vjen edhe si bashkepunim akoma më i mirë e zbatimit të masave nga qytetarët. Një nga arritjet më të mëdha është fushata e vaksinimit. Shqipëria në 10 ditë ka zënë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të bërjes së vaksinimit. Duke ia kaluar edhe Serbisë e cila ishte e para në rajon. Pavarësisht këtyre arritjeve situata nuk është aty ku  duhet të jemi dhe mendohet se masat do të vazhdojnë të mbeten në të njëjtin nivel siç kanë qenë më parë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re