Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se rregulli i ri për mbajtjen e maskës ka përjashtime.  Në një intervistë për Oraneës, Rakacolli tha se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga virusi, duke shtuar se ata që janë nën moshën 12 vjeç, nuk e kanë të detyrueshme që ta mbajnë.

Ndërsa moshat e tjera, të gjithë pa përjashtim, që nga e enjtja, duhet të vendosin maskë.

“Kur kemi bërë protokollin e maskave kemi konsultuar materialet e fundit të OBSH dhe UNICEF në lidhje me prekjen e fëmijëve nga Koronavirusi. Fëmijët nuk preken nga Koronavirusi aq sa të rriturit. Dhe nuk është ajo që mendohej në fillim se këta nuk preken shumë por e shpërndajnë më shumë se të tjerët, kjo nuk qëndron në studimet e fundit. Pra, nuk janë spredera (shpërndarës) më të mëdhenj se pjesa tjetër e popullatës. Për këtë arsye, ka patur edhe qëndrime kontradiktore se në çfarë moshe duhet ta mbajnë fëmijët maskën dhe disa vende kanë vendosur moshën 6-vjeç. Rekomandimet e fundit janë se, deri në moshën 12 vjeç mund ta mbajë maskën sipas dëshirës,”– tha Rakacolli.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re